
LIVERPUL- Armando Broja pritet që të kthehet sërish në fushë pas disa javësh. Sipas trajnerit të Everton Sean Dyche, Broja do të jetë gati t’i bashkohet fushës gjatë muajit tetor. Gjatë një konference për mediat, Dyche tha se është në dijeni të situatës së Brojes dhe se ai do të kthehet pas disa javësh.
“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, tha trajneri.
Broja u dëmtua në fund të gushtit gjatë stërvitjes tek Chelsea. Nga dëmtimi që ai pësoi, u la jashtë fushës dhe nuk mori pjesë në grumbullimin e kombëtares për Ligën e Kombëve. Nëse Broja rikuperohet më shpejtë, ai do të ishte i gatshëm edhe për Sylvinhon që të marrë pjesë në ndeshjet e radhës së kombëtares gjatë muajit tetor për Ligën e Kombeve. /ZËRI