Qytetërim

Cristiano Ronaldo bën histori edhe jashtë fushës së futbollit! I pari me një miliard ndjekës në rrjetet sociale

Ky moment historik u publikua nga vetë Ronaldo me një postim në Instagram, ku ka numrin më të madh të ndjekësve, më shumë se 639 milionë.

M.M
Cristiano Ronaldo bën histori edhe jashtë fushës së
Cristiano Ronaldo

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori sërish! Të enjten, ylli portugez dhe kapiteni i Al Nassr, u bë personi i parë në botë që arrin një miliard ndjekës në rrjetet sociale. Ky moment historik u publikua nga vetë Ronaldo me një postim në Instagram, ku ka numrin më të madh të ndjekësve, më shumë se 639 milionë.

Cristiano Ronaldo bën histori edhe jashtë fushës së
POSTIMI

"Ne bëmë histori - Një miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër, është një testament i pasionit tonë të përbashkët, dëshirës sonë dhe dashurisë sonë për lojën dhe më gjerë," shkroi Ronaldo, duke falënderuar ndjekësit e tij të shumtë.

"Që nga rrugët e Madeiras deri në skenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju. Faleminderit që besoni tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi, të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku," përfundoi ai.

Kjo arritje unike e bën Ronaldon jo vetëm një ikonë të futbollit, por edhe një nga figurat më të mëdha në botën e rrjeteve sociale./ ZËRI

Poll

MOS HUMB