Qytetërim

Euro 2024/ UEFA: Ekipet me 26 lojtarë! Gjithçka në dorën e Sylvinhos për Kombëtaren Shqiptare

Sylvinho më herët ka deklaruar se është kundër këtij vendimi. 

f.t
Euro 2024/ UEFA: Ekipet me 26 lojtarë! Gjithçka në dorën e
Sylvinho

GJERMANI- Nëpërmjet një njoftimi UEFA ka bërë me dije vendimin, që i lejon ekipet Kombëtare që do të marrin pjesë në finalet e “Euro 2024” të grumbullojnë deri në 26-të lojtarë, nga 23-të që ishte e lejuar.

Megjithatë UEFA shton se ky vendim nuk është i detyrueshëm, pasi ekipet finaliste do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për në finalet e “Euro 2024”, sipas dëshirës së tyre. Lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më datë 7 qershor 2024. Ngelet për tu parë se çfarë do të vendosë Sylvinho për Kombëtaren Shqiptare. Ai më herët ka deklaruar se është kundër këtij vendimi. 

'Nuk është e lehtë për trajnerin që gjatë një seance stërvitore të lërë jashtë katër futbollistë dhe t’u komunikojë se duhet të punojnë të veçuar, ose të shohin shokët e skuadrës që përfshihen në taktikën që ai do të përgatisë", tha braziliani.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian më datë 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB