Qytetërim

Chiara apo Fedez? Pas divorcit, kush e mori vilën luksoze në liqenin e Comos

Rreth një muaj e gjysmë pasi u zbulua ndarja e tyre, çiftit i është dashur që të komunikojnë sërish me njëri-tjetrin.

k.m.
Chiara apo Fedez? Pas divorcit, kush e mori vilën luksoze në liqenin e
Fedez dhe Chiara Ferragni

ITALI- Chiara Ferragni dhe Fedez pas pesë vitesh martesë dhe lindjes së dy fëmijëve vendosën t'i japin fund marrëdhënies së tyre. Lajmi i ndarjes së tyre shkaktoi një surprizë të madhe në Itali, por tani kanë probleme të tjera. Rreth një muaj e gjysmë pasi u zbulua ndarja e tyre, çiftit i është dashur që të komunikojnë sërish me njëri-tjetrin.

Shtëpia e pushimeve që blenë në vitin 2023 në liqenin e Comos të Italisë e quajtur Villa Matilda, e cila kushton 5,000,000 euro, ishte diçka që të dy donin ta kishin, pasi e kishin ndërtuar me shumë dashuri, për të kaluar pushimet familjare atje.

Chiara apo Fedez? Pas divorcit, kush e mori vilën luksoze në liqenin e
Villa Matilda

Por sipas gazetës Oggi, pronari i rezidencës luksoze në një nga zonat më të bukura dhe më të shtrenjta të Italisë do të jetë reperi Fedez.

Chiara apo Fedez? Pas divorcit, kush e mori vilën luksoze në liqenin e
Villa Matilda

Përsa i përket Chiara Ferragni-t, shtëpia që blenë disa muaj më parë në Milano dhe ku jetonin të gjithë bashkë para se të ndaheshin do kalojë në emër të saj. Blogerja do të vazhdojë të jetojë sërish atje me dy fëmijët e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB