
Fotot e Britney Spears në gjendje të rënduar, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Angeles, po bëjnë xhiron e internetit. TMZ raporton se ylli i popit pati një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, me situatën që doli jashtë kontrollit. Mbrëmjen e së mërkurës 1 maj, Spears shkoi në Chateau Marmont me Soliz.
Disa orë më vonë, një kalimtar i rastësishëm thirri policinë, duke pretenduar se një grua që përputhej me përshkrimin e yllit 42-vjeçar po kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit. Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë. Dyshja u tërhoqën në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin.
#BritneySpears got into a huge fight with her boyfriend Wednesday night, and the details are cause for concern.
— TMZ (@TMZ) May 3, 2024
Read the exclusive ???? https://t.co/0zjnbgaESe pic.twitter.com/rHMs5To2ir
Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata u grindën, e cila thuhet se u shndërrua në një përleshje me grushte, ku Spears u godit me shkelm në këmbë. Burimet e cituara nga TMZ thonë se këngëtarja ishte "duke bërtitur dhe jashtë kontrollit në korridorin e suitës së saj dhe disa njerëz menduan se ajo kishte një probleme mendore, prandaj thirrën një ambulancë ".
Mjekët e ndihmës mjekësore mbërritën rreth orës 12:40 të mëngjesit. Ata kontaktuan me Spears, e cila po largohej nga hoteli me një batanije të mbështjellë rreth saj. Ishte e qartë se ajo po qante. Ajo nuk hyri në ambulancë dhe përfundoi duke u larguar me truprojat e saj, e vetme dhe pa partnerin e saj./ZËRI