
TIRANË-Sara Gjordeni dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi do të bëhen prindër për herë të parë. Tashmë ish-banorja ka filluar të tregojë dhe shijet e bebit dhe Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detajet. Gjordeni postoi në “Instastory” një foto ku tregonte se po hante bukë dhe fasule. Sara më herët ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka shumë qejf të gatuaj dhe bën ushqime të ndryshme dhe të shijshme.
“Bebi im s’ka naze o vlla, ka gusto”,-shkruan Sara.

Ndërkohë kujtojmë se ajo dhe këngëtari i njohur u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, ku edhe nisën romancën. Pas daljes nga shtëpia dyshja vazhduan romancën dhe nuk zgjati shumë dhe ata njoftuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Ndërsa teksa ishin të ftuar në emisionin “Cherry on Top”, Bardhi i ka propozuar Sarës dhe ajo u përgjigj “Po”. Madje së fundmi kanë nisur aludimet se çifti i ka dhënë fund beqarisë, pasi ish-banorja ka vendosur mbiemrin e këngëtarit në profilin e saj në “Instagram”./ZËRI