
FRANCË- Monalisa e Leonardo da Vinçit është një nga veprat e përjetshme që miliona njerëz dynden për të parë, pas xhamit antiplumb, çdo vit në muzeun e Luvrit në Francë. Megjithatë, shumë nga ata që u dyndën në dhomën Salle des États të muzeut të Parisit për të shijuar portretin tërheqës të piktorit italian shprehën shqetësimin e tyre me gjithë përvojën, të cilën e përshkruan si "torturë". Në përpjekje për ta ndrequr këtë pakënaqësi, drejtori i muzeut, Laurence de Carre, propozoi transferimin e pikturës së famshme në dhomën e saj nëntokësore.
"Ne nuk i mirëpresim vizitorët tanë siç duhet në Salle des États, kështu që nuk ndihemi sikur po e bëjmë punën tonë siç duhet. Lëvizja e Mona Lizës në një dhomë të veçantë mund t'i japë fund pakënaqësisë publike,"-tha de Carre.
Sipas propozimit të saj, portreti do të vendoset në një dhomë të re nëntokësore që do të ndërtohet shumë shpejt.
Piktura, e cila ndodhet në Luvër që nga viti 1804, sot tërheq 80% të 9 milionë vizitorëve të muzeut. Ka ditë kur një qytet i tërë kalon para syve të 'Xhokondës', të cilët mesatarisht kanë vetëm 50 sekonda secili për ta admiruar nga afër.
“Leonardo da Vinci donte të krijonte një marrëdhënie tete a tete midis pikturës dhe personit që e shikon atë,”- shpjegon Vincent Delevingne, kuratori kryesor i pikturës italiane të shekullit të 16-të në Luvër./ZËRI