Qytetërim

Eurovision 2024, sondazhet në "aksion", kush e merr vendin e parë

Si çdo vit, edhe këtë vit, Eurofans marrin një opinion global për këngët dhe garuesit, e nga dita në ditë, parashikimet ndryshojnë.

k.m.
Eurovision 2024, sondazhet në "aksion", kush e merr vendin e
Foto ilustruese

MALMO- Më 11 maj do të zbulohet fituesi i Eurovisionit, por deri atëherë për të mësuar se kush preferohet për vendin e parë do i referohemi sondazheve. Si çdo vit, edhe këtë vit, Eurofans marrin një opinion global për këngët dhe garuesit, e nga dita në ditë, parashikimet ndryshojnë.

Për momentin, Kroacia ka rifituar vendin e parë duke ulur me një vend në renditje Zvicrën. Kënga 'Rim Tim Tagi Dim' e realizuar nga Baby Lasagna ka fituar terren përballë asaj të Nemo me 'The Code'. Ukraina është tani në vendin e tretë. Vendi do të përfaqësohet nga Alyona Alyona dhe Jerry Heil, me këngën "Teresa & Maria" duke iu referuar Nënë Terezës dhe Virgjëreshës Mari.

Pesëshen e parë e plotësojnë Italia dhe Holanda, ndërsa më pas listohet Izraeli dhe Greqia. Për fatin e keq, në listë nuk figuron Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën "Titan".

Nga ato që keni dëgjuar deri më tani, ju kë preferoni?/ZËRI

Poll

MOS HUMB