
pamje nga ndeshja
GJERMANI- Është mbyllur me fitoren e Rumanisë, sfida e parë në ditën e katërt të Kampionatit Europian. Goli i parë i avantazhit ndaj Ukrainës, u shënua në minutat e para të pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë kanë ardhur edhe 2 golat e radhës nga Rumania, me këta të fundit që mund të thuhet që kanë siguruar tre pikët e parë, në këtë Kampionat Evropian, me miqtë ukrainas. Në minutën e 53′-të ishte Marin, i cili përfitoi nga një gabim i ukrainasve për të dyfishuar fillimisht shifrat dhe vetëm katër minuta më vonë Dragus merr një pasim perfekt nga Denis Man brenda zone, për ta dërguar topin në rrjetë.
Poll