Qytetërim

Mbappé komenton politikën në Francë: Jam kundër ekstremizmit! I vjen edhe kundërpërgjigjia

Pa marrë një pozicion të qartë në nivelin politik, sulmuesi doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës Marcus Thuram, i cili të shtunën kërkoi të votonte kundër të djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme legjislative.

k.m.
Mbappé komenton politikën në Francë: Jam kundër
Kylian Mbappe

GJERMANI- Kapiteni i skuadrës franceze, Kylian Mbappe iu referua këtë të dielë situatës politike në vendin e tij dhe tha se ishte kundër ekstremizmit dhe ideve që përçajnë popullin. Pyetja iu bë gjatë një konference për shtyp. Pa marrë një pozicion të qartë në nivelin politik, sulmuesi doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës Marcus Thuram, i cili të shtunën kërkoi të votonte kundër të djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme legjislative.

“Besoj se jemi në një moment vendimtar në historinë e vendit tonë. Situata është e paprecedentë. Kjo është arsyeja pse unë dua t'i drejtohem të gjithë francezëve dhe brezit të ri që mund të bëjë një ndryshim. U bëj thirrje të rinjve të shkojnë të votojnë. Ne shohim që ekstremizmi është në dyert e pushtetit, ne kemi mundësinë të vendosim të ardhmen e vendit tonë. Ne duhet të identifikohemi me vlerat e tolerancës, diversitetit dhe respektit. Shpresoj që të jemi akoma krenarë që do ta veshim këtë fanellë më 7 korrik. Situata është më e rëndësishme se ndeshja e nesërme. Nuk kam dëshirë të përfaqësoj një vend vlerat e të cilit nuk më përkasin,”-tha ai.

Por fjalët e Kylian Mbappé kanë depërtuar në jetën politike të Francës. Pasi sulmuesi i bëri thirrje shoqërisë franceze, kundërpërgjigja ndaj tij nuk vonoi. Sébastien Chenu i ka kërkuar lojtarit që të përmbahet teksa flet për çështje politike, kur mban veshur fanellën e skuadrës franceze.

"Mos prisni mësime politike prej tij. Ai ka të drejtë të ketë një mendim, por nuk mendoj se njerëzit që unë i konsideroj pa takt t'u japin mësim francezëve,"-tha Chenu. 

Mesa duket, Franca kësaj here nuk e ka mendjen vetëm tek futbollit, por edhe tek politika./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB