Qytetërim

Fitorja e 7-të në Europian, por Spanja “humbet” zotërimin e topit pas 112 ndeshjesh

Për herë të parë, pas 112 ndeshjesh, përfshirë edhe miqësoret, Spanja “humbi” zotërimin e topit, i cili ishte në favor për Kroacinë me 54%

f.t
Fitorja e 7-të në Europian, por Spanja “humbet”
foto ilustruese

GJERMANI-Spanja fitoi në sfidën e saj në “Euro 2024”, duke mundur Kroacinë me një rezultat 3-0. Por fitorja e tyre e shtatë e skuadrës në një ndeshje hapëse të një Europiani, ka edhe një humbje.

Për herë të parë, pas 112 ndeshjesh, përfshirë edhe miqësoret, Spanja “humbi” zotërimin e topit, i cili ishte në favor për Kroacinë me 54%. Spanja mbeti në 46%të zotërimit. Hera e fundit që Spanja u tejkalua në zotërimin e topit ishte më 18 nëntor 2014, gati dhjetë vite më parë, në një miqësore të luajtur në “Balaidos” (Vigo) kundër Gjermanisë, ndeshje që përfundoi me fitoren 0-1 të Gjermanisë.

Spanja nuk e kishte humbur kontrollin e topit që nga finalja e “Euro 2008”, edhe atëherë kundër Gjermanisë, duke regjistruar 136 ndeshje pa humbur kontrollin e topit, derisa në duelin e radhës kundër Italisë, Spanja e kthen në zero numrin e zotërimit të topit.

Poll

MOS HUMB