
RUSI- Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin e rekordit të kombëtares shqiptare në 'EURO 2024'. Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë (1:2), Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 23-të të ndeshjes duke thyer kështu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.
"Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Megjithatë, pse të habitemi? Ishin ata që shënuan në sekondën e 23-të. Ju lumtë! E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për 20 vjet! 67 sekonda nuk janë aq shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse më kujtojnë atë,”-tha ai në një prononcim për "Sport24".
Por Bajrami jo vetëm që theu rekordin e Kirichenkos, por vendosi edhe rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kampionat Europian./ZËRI