
GJERMANI- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nuk ka shumë shpresa ndaj Kroacisë. Në një konferencë për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj thekson se ka nevojën për të marrë me patjetër 1 pikë, pra që rezultati i ndeshjes të dalë në barazim. Pra, mesa duket, kuqezinjë po përgatiten për rezultat minimal për të marrë një fitore.
"I dimë cilësitë që ka Kroacia. Është një skuadër e fortë. Sot do të vëmë në punë planin për Kroacinë, pasi dje stërvitja ishte e ndarë në dy grupe. Mbrojtja mendoj se do të jetë pika më e fortë në sfidën me Kroacinë. Të gjitha repartet janë të forta, por ndaj Kroacisë mbrojtja do jetë vendimtare. Shpresoj të futemi me një psikologji më të mirë. Po përgatitemi sa më shumë. Analizojmë kundërshtarin. Do të futemi me personalitet si me Italinë. Shpresojmë të marrim 1 pikë,"- u shpreh Mitaj.
Për sfidën me Kroacinë, ditën e martë Kombëtarja do udhëtojë drejt Hamburgut ku do kryejnë një seancë stërvitore dhe konferencën para ndeshjes me Kroacinë. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet! Shqipëria humbi 1-2 me Italinë, ndërsa Kroacia humbi 0-3 me Spanjën./ZËRI