
GJERMANI- Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj foli për disa çështje të ekipit gjatë një konference për mediat nga Dortmundi. Në konferencën për shtyp, Mitaj u pyet edhe për situatën e vështirë që po kalon mbrojtësi tjetër, Elseid Hysaj. Ky i fundit po kritikohet në rrjet me pretendimin se bëri një lëvizje të gabuar dhe lejoi që Italia të shënonte golin e dytë kundër Shqipërisë në ndeshjen e të shtunës.
Kështu, Mitaj iu përgjigj kritikëve duke i dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës.
"E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, Hysaj është një lojtar që ka bërë shumë ndeshje dhe ka dhënë shpirtin e tij. Për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet,"-tha Mitaj.
Elsi Hysaj uli kokën në golin e dytë të Italisë teksa Barrella po dërgonte topin në rrjetë. Fansat kuqezi kanë treguar se nuk falin në raste të tilla dhe rrjeti ka shpërthyer në "meme" që ironizojnë shkodranin që luan për Lazion. Pas kritikave, Hysaj mbylli të gjitha rrjetet sociale./ZËRI