Qytetërim

EURO 2024/ Përcaktohen vazot dhe 20 finalistët, si renditet Shqipëria

Pavarësisht dy barazimeve zhgënjyese në ndeshjet e fundit, kombëtarja shqiptare ka siguruar vendin e parë në grupin E, duke u klasifikuar në vazon e dytë

E.K
EURO 2024/ Përcaktohen vazot dhe 20 finalistët, si renditet
Kombetarja shqiptare

TIRANË- Ka shkuar në plot 20 numri i kombëtareve që kanë arritur të sigurojnë një biletë për në Europianin e Gjermanisë. Mbrëmjen e djeshme ishin Italia, Çekia dhe Sllovenia, ato që rezervuan “fluturimin” drejt EURO 2024, ndërkohë që dilema e vetme për sa i përket kualifikueseve mbetet ai në grupin E, ku Kroacia dhe Uellsi do të ndajnë një vend.

Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia janë të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht.

Tashmë ka mbetur vetëm verdikti i Grupit D dhe play-off-i i Ligës së Kombeve që do të caktojnë 3 emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në EURO 2024. Shorti i playoff do të hidhet të enjten.

Gjithashtu jane ndare edhe 4 vazot për shortin e datës 2 dhjetor, ku shihet se Shqipëria ndodhet në vazon e dytë, duke pasur shanse të mira për fazën e grupit në europianin e vitit të ardhshëm.

EURO 2024/ Përcaktohen vazot dhe 20 finalistët, si renditet

Poll

MOS HUMB