Qytetërim

Shqipëria e para në grupin E, Sylvinho: Barazim që qëndron

Pas sfidës u organizua një festë në kuadër të kësaj arritjeje madhështore, ku përveç lojtarëve, të cilët u mblodhën para mijëra tifozëve, në “mitikun” “Air Albania” në fushën e blertë u fut edhe trajneri Sylivnho.

f.t
Shqipëria e para në grupin E, Sylvinho: Barazim që qëndron
Sylvinho

TIRANË- Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq i kënaqur për kualifikimin në Euro 2024, por barazimi pa gola me Ishujt Faroe duket se nuk i ka lënë aspak një shije të mirë. 

"Ja thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë.Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron. Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar. Stilolapsi për fat? Nuk është për bestytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart", u shpreh Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe. Pas sfidës u organizua një festë në kuadër të kësaj arritjeje madhështore, ku përveç lojtarëve, të cilët u mblodhën para mijëra tifozëve, në “mitikun” “Air Albania” në fushën e blertë u fut edhe trajneri Sylivnho, i cili foli përshëndeti në shqip të pranishmit në stadium. Shqipëria e kishte siguruar kualifikimin tre ditë më parë pas barazimit 1-1 në Moldavi dhe trajneri Sylvinho ia lejoi vetes që në përballjen me Ishujt Faroe të bënte pesë ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB