
GJERMANI – Italia është kualifikuar mes vuajtjeve në Euro 2024. Italianët e Spellettit vuajtën jo pak në Bay Arena të Gjermanisë, duke marrë një barazim 0:0 ndaj Ukrainës. Axurrët kanë 14 pikë, aq sa ukrainasit, por kanë golavarazh më të mirë në përballje direkt.
Ukraina bëri një paraqitje dinjitoze ndaj Italisë, por forma e mirë e Dunarumës bëri që ukrainasit të mos merrnin më tepër se një pikë në stadiumin gjerman. Një episod i diskutueshëm, për një penallti të mundshme për Ukrainën u shënua në fushë, që pritet të shkaktojë jo pak polemika dhe në vijim.
Italia arriti që të marrë një kualifikim në Euro 2024, pasi një vit më parë nuk u kualifikua dot në Kupën e Botës. Edhe ky kualifikim erdhi në frymën e fundit. Anglia nga ana tjetër, nuk arriti më tepër se një barazim në Shkup përballë Maqedonisë së Veriut.
Për fqinjët shënoi Enis Bardhi, ndërsa për anglezët realizoi Harry Kane. Sidoqoftë, Anglia shkoi në Europian si e para e grupit, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk u kualifikua./Zëri.ai/