
GJERMANI- Francezi Francois Letexier është caktuar si gjyqtar i finales së Euro 2024 mes Anglisë dhe Spanjës. Lajmin e ka bërë me dije UEFA. Francois Letesier do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Cyril Mougnier dhe Mehdi Rahmouni. Ndërsa drancezët Jerome Brassard dhe ëilly Delageau do të jenë në krye të VAR.
Vetëm 35 vjeç, Letexier ka arbitruar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s, përfshirë Superkupën e Evropës në 2023 dhe tre ndeshje në grup gjatë Euros në Gjermani (Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri). Ai ishte gjithashtu gjyqtari i katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Arbitrimi i finales nga Letexier u favorizua ga eliminimi i Francës në gjysmëfinale të kompeticionit nga Spanja me rezultatin 2-1./ZËRI