
TIRANË- Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi ka folur për mediat italiane në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024. Gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport, De Biasi komentoi ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Azerbajxhanin, për të cilën tha se i pëlqeu dhe se ishte e fortë. Ndërkohë, ish-trajneri kuqezi ka komentuar dhe pikat e forta të lojtarëve shqiptarë.
Sipas De Biasit, në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa për Armando Brojën u shpreh se ai është një lojtar që e kapitalizon çdo shans që i paraqitet. Më pas ai kometnoi dhe strategjinë e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho. Në fund, Dia Biasi tha se Shqipëria është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar.
Gianni De Biasi: Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh. Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër. Nuk e di se çfarë taktike do të përgatisë Sylvinho, nëse do të vendosë të na sulmojë apo të na presë. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Sylvinho kishte mësues të shkëlqyer, për shembull ai punoi me Roberto Mancinin. Shqipëria është një kundërshtar për të mos u nënvlerësuar, por Spalletti e di mirë këtë. Ne jemi favoritët e duhur /ZËRI