
PERU- Futbollisti 21-vjeçar peruan, Elar Gonzalez Altamirano humbi jetën pas një përplasjeje me portierin kundërshtar gjatë një ndeshje të Kupës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, në minutën e 70-të të ndeshjes mes ekipit të tij, Real Titan dhe Defensor Nueva Cajamarca, kur lojtari i ri u përplas me portierin, duke humbur ndjenjat.
Pas përplasjes, Altamirano u shemb në tokë, ndërsa shokët e skuadrës kanë thirrur menjëherë stafin mjekësor, i cili ka dhënë ndihmën e parë. Elar u dërgua me barelë në një ambulancë dhe më pas në spitalin e qytetit të Moyomba. Por ndërroi jetë nga një arterie e çarë në kokë.
MOMENTI I RËNDË ME VIDEO:
Babai i tij, José, i cili po e shikonte nga tribuna, me lot e përshkroi dhimbjen e tij: Në fillim mendova se ishte një lojtar tjetër. Kur kuptova se ishte Elar, doja të hyja në fushën e lojës, por nuk më lanë./ZËRI