Qytetërim

"E kam shumë xhan", Efi zbulon banorin që mbështet në Big Brother

Efi ka shprehur mbështetjen e saj për Romeon dhe jo vetëm

E.K
"E kam shumë xhan", Efi zbulon banorin që mbështet
Efi

TIRANË- Ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.Një ndër pyetjet që iu drejtua kishte të bënte me këtë edicion të Big Brother VIP dhe se kë mbështet ajo. Efi tha emrin e Romeos duke u shprehur se ka besim që ai do dalë shumë mirë.

Ajo nuk la pa përmendur emrat e disa konkurrentëve të tjerë që mbështet, të cilët janë Heidi, Lediona, Erjola dhe Lisi.

“Kam shumë shpresë te Romeo, e kam shumë xhan dhe mendoj se mund t’ia dali shumë mirë. Më pëlqen shumë Heidi, Lediona, Erjola dhe Lisi”, tha Efi.

Efi ishte një prej banoreve më të komentuara vitin e kaluar, edhe për shkak të miqësisë që pati me Luizin, daljes nga shtëpia shumë herët, dhe më pas rikthimin e saj dhe prishjen e raporteve me Kiarën./ZËRI 

Poll

MOS HUMB