Qytetërim

Jo të gjitha shenjat do kenë fat për Shën Valentin

Demit, Luanit dhe Ujorit u kërkohet të bëjnë durim, si dhe të ulin nervat dhe tensionet.

E.K
Jo të gjitha shenjat do kenë fat për Shën Valentin
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Shën Valentinit disa shenja do të jenë më të favorizuara se të tjerat, të cilat do duhet të përballen me vështirësi. Demit, Luanit dhe Ujorit u kërkohet të bëjnë durim, si dhe të ulin nervat dhe tensionet.

Demi

Lidhja e Venusit dhe Marsit me Plutonin në Ujor sjell tensione në punën tuaj, me rezultat që preken shumë edhe çështjet tuaja personale. Duhet qetësi dhe durim për të kaluar, pasi deri në datën 22 të muajit do të ketë shumë keqkuptime.

Luani

Përsëri po luani lojëra pushteti me partnerin tuaj. Kjo nevojë e juaja për të qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes po lodhet. Në kombinim me lidhjen Venus – Mars – Pluton, tensionet janë të larta dhe nervat janë në skaj. Sjelljet manipuluese që përvetësoni nuk po ju ndihmojnë.

Ujori

Tensionet, nervat, ankesat dhe, ndoshta, marrëdhëniet e komplikuara: Asgjë kjo ditë nuk është pozitive për ju. Po përpiqeni t’i imponoheni partnerit dhe kjo nuk është mirë. Pajisuni me durim për të mos humbur atë që keni./ZËRI

Poll

MOS HUMB