
SHBA- Fondacioni që menaxhon pasurinë e Donna Summer ka paditur Kanye West për përdorimin e këngës së saj "I Feel Love" pa leje. Reperi pak ditë më parë publikoi albumin e tij të përbashkët me Ty Dolla $ign, Vultures 1, i pari nga tre LP-të që do të jetë projekti.
Në këngën "Good (Don't Die)", Ye duket se ka përdorur melodinë e Donna Summer "I Feel Love" si një këngë mbështetëse për tekstin "Oh, I'm Alive, I'm Alive”, raportoi Billboard.
Në një postim në llogarinë e fondacionit në Instagram, Ye akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit dhe tregon se ndërsa reperi kishte kërkuar të përfshinte një pjesë të këngës, atij nuk iu dha leja, por gjithsesi vazhdoi.
"Kanye West... kërkoi leje për të përdorur këngën e Donna Summer I Feel Love, u refuzua... ndryshoi fjalët, kërkoi që dikush ta këndonte ose përdori AI, por është I Feel Love... shkelje e të drejtës së autorit!!!" shkruhet në postim.
Ozzy Osbourne gjithashtu u përgjigj sepse Ye duket se ka përdorur këngën e Black Sabbath 'Iron Man'. Në postimin e tij të publikuar në X, këngëtari anglez tha se ishte kërkuar nga Ye, por gjithashtu kishte refuzuar të jepte lejen e tij./ZËRI