
MAYA DHE BASHKESHORTI I SAJ
TIRANË-Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin. Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit ku jeton këngëtarja bashkë me djalin. Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.
/ZËRI
Poll