
TIRANË-Emra të njohur do të jenë pjesë e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati, shkrimtarja Lea Ypi, koreografi Angjelin Prejlocaj, Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa janë zyrtarisht anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave.
Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023. Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.
Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.
Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze./ZËRI