Qytetërim

VIDEO- “Ndoshta se jam shqiptare”/ Dua lidh talentin e saj sekret me Shqipërinë

Dua tha se njëri prej “trukeve magjike” që di të bëjë është të kërcejë me një gotë mbi kokë.

f.t
VIDEO- “Ndoshta se jam shqiptare”/ Dua lidh talentin e saj sekret me
Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka përmendur sërish Shqipërinë në një nga daljet e saj të fundit. Dua shpesh herë ka treguar origjinë e saj duke treguar traditat e vendit tonë. Edhe këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare ka lidhur një nga talentet e saj me Shqipërinë. E ftuar në podcastin KISS, Dua tha se njëri prej “trukeve magjike” që di të bëjë është të kërcejë me një gotë mbi kokë.

“Mund të kërcejë me një gotë mbi kokë, mund të vallëzoj plotësisht”, tha ajo.

Ajo u pyet se si e kishte zbuluar këtë talent sekret tek vetja e saj, dhe përgjigjja e Dua Lipës shtangu të gjithë.

“Nuk e di se si, por ndoshta pse jam shqiptare ose diçka e tillë”, u përgjigj këngëtarja shqiptare.

Dua Lipa është e njohur gjithashtu edhe për aftësinë e saj për të vallëzuar sidomos edhe për vallet tradicionale shqiptare. Kujtojmë se dy vjet më parë, u bë virale një moment i saj duke kërcyer në një resort në Shqipëri me muzikë tradicionale dhe në kokën e saj kishte vendosur një gotë.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB