
PRISHTINË- “Big Brother VIP Kosova” solli një moment të papritur që la të gjithë gojëhapur. Atilla Kardesh surprizoi me një darkë speciale ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi. Ky takim u mbajt në shtëpinë e BBVK, pas një periudhe të gjatë konflikesht publike mes tyre. Gjatë takimit ata thanë se marrëdhënia mes tyre tashmë është në një fazë të re dhe më të qetë për hir të dy fëmijëve të tyre. Gjatë takimit ata ranë dakord për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët e tyre. Atilla u shpreh se ndodhej në shtëpi për t’i treguar mëbshtetje Drenushës dhe për t’i dhënë fund tensioneve mes tyre.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha falenderoi Atillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Atilla Kardesh la shtëpinë e BBVK pas reagimeve të shumta nga publiku. Jashtë ambienteve të "Klan Kosova" u mblodhën shumë aktivistë, të cilët ishin kundër vendimit të produksionit për futjen e banorit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Kjo pasi sipas tyre, ai, si një dhunues fizik, mund të lëndojë sërish modelen Drenusha Latifi, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrotje nga ish-bashkëshorti i saj. Largimin e tij nga shtëpia e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë. /ZËRI