Qytetërim

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, juristja: Po promovoni dhunën në familje

Ajo tha se ky është një rast kyç për Komisionin e Pavarur për Mediat

I.F
Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”,
Flutura Kusari

TIRANË- Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother Kosova VIP ka shkaktuar reagime të shumta në publik, por edhe në instuticionet shtetërore. Juristja për mediat, Flutura Kusari përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se ka depozituar një ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova. Sipas saj, ky emision po i jep hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes. Ajo tha se ky është një rast kyç për Komisionin e Pavarur për Mediat

“Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova. Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore. Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes. Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03. Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion”, shkruan ajo.

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”,

Gjithashtu edhe ministria e Drejtësisë reagoi pas futjes në shtëpinë e BBVK 3 të Atilla Kardesh, ku kërkuan të largohej menjëherë, pasi ai përbën një kërcënim për ish-bashkëshorten e tij Drenusha Latifi. Latifi e ka denoncuar Kardeshin për dhunë familjare, ku dhe ka kërkuar mbrojtje nga ai për veten dhe fëmijët e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB