Qytetërim

'Si u la jashtë Europianit'', babai i Uzunit ''shpërthen'' ndaj FSHF-së dhe Sylvinhos: Ka luajtur edhe i dëmtuar

Artur Uzuni ka komentuar faktin se i biri nuk është aktivizuar titullar nga trajneri Silvinjo.

k.m.
'Si u la jashtë Europianit'', babai i Uzunit
Artan dhe Myrto Uzuni

TIRANË- Artan Uzuni, babai i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Myrto Uzuni ka bërë një reagim të gjatë për faktin se i biri nuk po aktivizohet sa duhet me kuqezinjtë. Në rrjetet e tij sociale, Uzuni ka komentuar faktin se i biri nuk është aktivizuar titullar nga trajneri Silvinjo.

Sipas tij, i biri gjithmonë ka sakrifikuar për skuadrën, madje duke luajtur edhe si i dëmtuar, gjë që mund t'i kishte sjellë pasoja në karrierën e tij. Gjatë tekstit të gjatë që ka publikuar në rrjetet e tij sociale, i ati i sulmuesit nuk i ka kursyer as thumbat ndaj brazilianit, duke e etiketuar atë si “trajneri që e fshiu nga lista” të birin.

'Si u la jashtë Europianit'', babai i Uzunit
Postimi i plotë

Aktualisht, Uzuni luan për skuadrën e Granadës në Spanjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB