Qytetërim

“E dashura xheloze”/ Flet protagonistja e memes më të famshme në botë: S'kam marrë lekë

Antonio Guillem, fotograf i Barcelonës është ideologu i këtij imazhi, megjithëse ai kurrë nuk e kishte menduar se përdorimi kryesor i tij do të ishte vetëm dhe ekskluzivisht për të bërë meme.

k.m.
“E dashura xheloze”/ Flet protagonistja e memes më të
Fotoja virale

SPANJË- Do të gënjeje nëse do të thoje se nuk e kishe parë kurrë memen e një çifti që ecnin të kapur për dore, por befas i dashuri u kthye dhe shikonte një vajzë që po kalonte pranë tij. Një nga imazhet më virale të kujtuara ndonjëherë, duket se nuk i ka sjellë asnjë përfitim protagonistes. 

Antonio Guillem, fotograf i Barcelonës është ideologu i këtij imazhi, megjithëse ai kurrë nuk e kishte menduar se përdorimi kryesor i tij do të ishte vetëm dhe ekskluzivisht për të bërë meme.

“Deri kohët e fundit as që e dija se çfarë ishte meme (...) Origjina e imazhit është thjesht e lidhur me punën. Unë mendoj se fotografia në vetvete doli të ishte një bazë e mirë për atë dikë që kishte idenë e shkëlqyer për ta kthyer atë në një metaforë që funksionon për gjithçka. Dhe kjo nuk është merita jonë. Vendosa të rrezikoj për të përfaqësuar konceptin e tradhtisë në marrëdhënie,”-tha ai në një intervistë me "El País".

Fotografia e realizuar në mesin e vitit 2015 në Girona. Mario dhe Carla janë dy protagonistët e kësaj meme virale. E reja, e cila punonte si modele gjatë viteve të universitetit, tregoi mënyrën se si një punë diskrete, me të cilën fitonte disa kursime, i ndryshoi jetën falë rrjeteve. 

“Më është dashur të largohem nga rrjetet sociale.”

Ajo gjithashtu shpjegoi se nuk kishte fituar asnjë euro sepse i kishte shitur të drejtat e imazhit. 

"Unë nuk kam bërë para."

Pas disa vitesh, Carla vazhdon të modelojë për imazhe në stok, ku tregon situata të përditshme.

“Unë vazhdoj të punoj çdo javë... Mund të kem rreth 8000 fotografi të mia duke u hequr si e trishtuar, duke u përgjigjur në telefon apo shtatzënë... ”./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB