
BRAZIL- Policia civile e Rio de Zhaneiros ka publikuar pamjet e momentit kur ish-futbollisti i Brazilit, Fred është grabitur pasi i vunë armën në kokë. Futbollisti në pension u nxor me forcë nga makina e tij, pasi u rrethua nga një bandë kriminale. Ai u dorëzua duke u shtrirë në trotuar me fytyrën poshtë dhe duke qëndruar aty për 17 sekonda. Më pas, shkon të kërkojë ndihmë pasi grabitësit u larguan duke marrë automjetin e tij.
Makina, një Mercedes GLE 400, u mor nga kriminelët.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes teksa Fred kthehej nga stadiumi Maracana i Rio de Janeiro pas fitores 1-0 të klubit të tij Fluminense ndaj São Paulo. 40-vjeçari, drejtor i planifikimit sportiv të Fluminense, kishte qëndruar në stadium për një takim jozyrtar me lojtarët dhe zyrtarët e tjerë të klubit pas fitores.
Fred, emri i plotë Frederico Chaves Guedes, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Fluminense, me 199 gola në të gjitha garat. Ai shënoi 18 gola në 39 paraqitjet e tij për Brazilin. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i ligës së Serie A të Brazilit, me 159 gola. Ai ka luajtur për Atletico Mineiro, Cruzeiro dhe Lyon në Francë të cilin ai e ndihmoi të fitonte 3 tituj radhazi të Ligue 1./Zëri.ai