
SHBA- Djemtë e David dhe Victoria Beckham, Brooklyn dhe Romeo thuhet se nuk flasin më me njëri-tjetrin. Sipas TMZ, njerëzit e afërt të familjes zbulojnë se përplasja mes tyre ka nisur për shkak të partneres së Romeos, Kim Turnbull, e cila më parë kishte një lidhje të shkurtër me Brooklyn. Megjithatë, të njëjtët theksojnë se sherri nuk ka nisur për shkak të xhelozisë, por shqetësimeve për qëllimet e Turnbull.
Kim Turnbull, 23 vjeç, e cila punon si DJ në Londër, mori pjesë në festën e 50-vjetorit të David Beckham në Miami të dielën, së bashku me Romeon dhe shumicën e familjes. Megjithatë, Brooklyn dhe gruaja e tij, Nicola Peltz Beckham, munguan, me gjasa për shkak të grindjes së tyre me Romeon.
I njëjti burim thotë se Peltz dhe Beckham nuk kanë në plan që të marrin pjesë në asnjë event familjar ku do të jetë i pranishëm Turnbull, gjë që shpjegon mungesën e tyre në sfilatën e Victoria Beckham. Tensioni mes vëllezërve është parë edhe në një postim të fundit të Romeos në Instagram, ku ka shpërndarë një foto nga festa e babait të tyre. Në postim, ai etiketoi Turnbull, motrën e tij Harper, prindërit e tij, Cruise Beckham dhe partneren e tij Jackie Apostel, duke mos e përmendur fare të vëllanë.
Romeo konfirmoi publikisht lidhjen e tij me Turnbull në nëntor 2024, kur sapo kishte dalë nga një lidhje 5-vjeçare me Mia Regan, me të cilën u divorcua në shkurt të vitit 2024. Deri më tani, asnjë përfaqësues, as nga Brooklyn Beckham dhe as nga familja nuk i kanë konfirmuar thashethemet. Por diçka duket qartazi se ka ndodhur./ZËRI