
SHBA- Madonna ka kohë që po përgatit rikthimin e saj me koncerte, por duket se nuk ka nisur mirë. "RadarOnline" raporton se ndaj yllit të popit është ngritur një padi nga vetë fansat e saj. Agjencia ndërkombëtare, duke cituar dokumentet e gjykatës, tha se fansat që rezervuan biletat për koncertin e saj në Barclays Center në Brooklyn janë të zemëruar me Madonën.
Arsyeja është se u është dashur të prisnin me orë të tëra deri në fillimin e “Celebration Tour”, ndaj edhe e kanë paditur për reklama të rreme.
Padia u ngrit në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Lindor të Nju Jorkut nga Michael Felos dhe Jonathan Hadden.
Në padi shkrueht se: Data origjinale e koncertit ishte korriku i vitit 2023, por u shty dhe u riplanifikua për në dhjetor 2023. Por edhe ditën e koncertit, i cili duhet të niste në orën 20:30, Madonna doli në skenë vetëm pas orës 22:30. Ky fakt i ka zemëruar shumë fansat e saj, të cilët vendosën ta ndëshkojnë./ZËRI