Qytetërim

Dritare e re merkatoje për Asllanin në Itali

Bolonja e tij kërkon një shifër të panegociueshme: 40 milionë euro. Cilësitë e tij e bëjnë shoqërues dhe zëvendësues ideal të Lautoro Martinezit

Redaksia Zëri

Dritare e re merkatoje për Asllanin në Itali

ITALI- Sulmuesi argjentinas i Bolonjës, 20-vjeçari Gonzalo Kastro, raporton sot "Gazzetta dello Sport", paska shprehur pëlqimin dhe dakordësinë verbale për t'u bashkuar me Interin. Bolonja e tij kërkon një shifër të panegociueshme: 40 milionë euro. Cilësitë e tij e bëjnë shoqërues dhe zëvendësues ideal të Lautoro Martinezit. Nëse njeri është "il Toro", pseudonimi për tjetrin është "Il Torito", për shkak të ngjashmërive në stil loje.

Klauzola e kthimit të Fabbianit te Interi për 12 milionë euro, ose i riu Xhiovani Sartori janë dy kundërkartat e para që Interi mund të përdorë në negociatë për të bindur Vicenzo Italianon e Bolonjës. Nëse këto karta nuk japin sukses, ata kanë gjurmët e një interesimi të fortë të Bolonjës për shqiptarin tonë që në janarin e këtij viti.

Këtu, gazeta sportive nxjerr emrin e Kristjan Asllanit. Shqiptari është në Uembli dhe sot pret të provojë magjinë e përballjes me Anglinë, si regjisor i kombëtares shqiptare, por një dritare e re me më shumë minuta, jo larg zonës evropiane dhe me një rol qendror në skuadër, duket se po hapet për të në Itali. Fjalën e fundit takon shqiptarit. Më parë i duhet të mendojë të thyejë mesfushën angleze./ZËRI

Poll

MOS HUMB