Qytetërim

Drake bën plane për pushime, fut në listë edhe Shqipërinë: S'kam qenë asnjëherë

Bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm, ndërsa reperi i liston vendet ku do të shkojë për të udhëtuar. Mes tyre, ishte edhe Shqipëria. 

k.m.
Drake bën plane për pushime, fut në listë edhe
Drake

TIRANË- Shqipëria është në listën e destinacioneve që reperi Drake mund të vizitojë në vitin e ardhshëm. Në një podcast "Kick.com" në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm, ndërsa reperi i liston vendet ku do të shkojë për të udhëtuar. Mes tyre, ishte edhe Shqipëria. 


“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë. Do shkoj në Europë. Mendoj se do bëj turn në Europë vitin e ardhshëm. Dua të udhëtoj më shumë. Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri,”- tha Drake.

Javët e fundit, Drake ka pushtuar mediat pasi u vesh me një xhaketë, pas të cilës ishte shqiponja kuqezi. Madje përmendi dhe Prishtinën në këngë. Sipas mediave të huaja, ishin për të tërhequr vëmendjen nga një vajzë që i ka thyer zemrën./ZËRI

Poll

MOS HUMB