Qytetërim

Kendall Jenner ndahet nga Bad Bunny, lidhja nuk zgjat as një vit

Mediat e huaja pretendojnë se çifti është ndarë, por ata janë në marrëdhënie të mira.

k.m.
Kendall Jenner ndahet nga Bad Bunny, lidhja nuk zgjat as një vit
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

SHBA- Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ndarë pas një viti lidhje. Mediat e huaja pretendojnë se çifti është ndarë, por ata janë në marrëdhënie të mira.

"Ata janë ende në kontakt,"- i tha një burim "The Messenger", duke shtuar: Marrëdhënia e tyre është ishte e vështirë për shkak të orarit të tyre të ngjeshur.

Një burim tjetër i tha Entertainment Tonight se "ata të dy e dinin se ndoshta nuk do të ishte një lidhje e përjetshme dhe kjo u kuptua që në fillim."

Marrëdhënia e tyre u zbulua kur ata u panë duke dalë nga një restorant së bashku shkurtin e kaluar. Në prill, Jenner shkoi në Coachella për të parë Bad Bunny teksa performonte, e nuk u ndanë më që prej atëherë./ZËRI

Poll

MOS HUMB