
ZVICËR- Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-tave të Champions League. Goglat rezervuan përballje spektakolare teksa nënkampionët e Europës, Inter do të përballen me Atletico Madrid.
Short i ndërlikuar edhe për Napolin që goglat e vendosën përballë Barcelonës ndërsa fati i keq për Lazion që ndeshet me Bayern Munich. Sakaq, në çiftet e tjera u formuan përballje interesante si Porto-Arsenal, PSG-Sociedad apo edhe Leipzig-Real Madrid.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm, ku vërehen përballje fantastike.
Përballjet e 1/16 të Champions League:
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona
PSG-Real Sociedad
Inter-Atletico Madrid
PSV-Dortmund
Lazio-Bayern Munich
Copenhagen-Manchester City
Leipzig-Real Madrid