Qytetërim

‘Do iu tregoj të vërtetën…’/ Flet shoqja e Vesës, nxjerr mesazhet e futbollistit

Valës së reagimeve i është bashkuar edhe shoqja e ngushtë e Vesës, Artiola, e cila ka treguar detaje që nuk diheshin deri më tani nga historia. 

k.m.

‘Do iu tregoj të vërtetën…’/ Flet shoqja e

PRISHTINË- Historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj Mërgim Berisha ka qenë kryefjalë e lajme rozë gjatë ditëve të fundit. Valës së reagimeve i është bashkuar edhe shoqja e ngushtë e Vesës, Artiola, e cila ka treguar detaje që nuk diheshin deri më tani nga historia. 

“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën,”- ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.

Artiola tregon që Vesën e ka njohur nëpërmjet Edonës, por tashmë rrugët mes tyre janë ndarë. Më tej, ajo shtoi se Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar. Madje ka nxjerrë edhe detaje të reja, e foto nga takimet mes dy vajzave. Detaje të cilat vërtetojnë historinë që modelja nga Kosova ka ndarë për të gjithë brenda banesës së "Big Brother Kosova".

“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj. E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi,”- thotë shoqja e Vesës.

Madje kanë nxjerrë edhe një bisedë mes mërgimit dhe Vesës, ku futbollisti i kërkonte që të mos shoqërohej më me atë që do të bëhej bashkëshortja e tij.

 ‘Do iu tregoj të vërtetën…’/ Flet shoqja e

"Bllokoi të gjitha vajzat dhe Donën nga grupi. Nuk duhet të kesh kontakt me ato vajza. Merre vendimin,"-shkruan futbollisti Berisha.

Gjatë kohës që Vesa është e izoluar, shoqja e saj dha një intervistë, ku mohoi njohjen me Vesën, ndërkohë që rrjeti gjeti foton ku ajo do të ishtë dëshmitare në dasmën e saj. Po ashtu, në intervistë doli edhe vëllai i futbollistit, Besarti, i cili tha se arsyeja e ndarjes së tyre kanë qenë sjelljet e këqija të saj si nuse. Për të gjithë ngjarjen që prej disa javësh ka trazuar rrjetin, "Zëri.ai" i ka dedikuar edher një video shpjeguese./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB