Qytetërim

Pse tërhoqi vëmendjen Kate Middleton?

Princesha e Uellsit kishte veshur sot një pallto Catherine Walker në të cilën u shfaq në vitin 2019 si dhe një kapele Philip Treacy që e ka që nga viti 2006.

k.m.
Pse tërhoqi vëmendjen Kate Middleton?
Kate Milddleton

BRITANI E MADHE- Sot në Londër festohet Dita e Përkujtimit. Në ceremoninë e sotme, shumë sy janë drejtuar nga Kate Milddleton. Princesha e Uellsit kishte veshur sot një pallto Catherine Walker në të cilën u shfaq në vitin 2019 si dhe një kapele Philip Treacy që e ka që nga viti 2006. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kontesha e Wessex, Princi Andrew, Princesha Anne dhe sigurisht Mbreti Charles III dhe Princi i Uellsit të cilët marrën pjesë në paradë, të veshur me uniforma zyrtare.

Pse tërhoqi vëmendjen Kate Middleton?

Një numër i madh njerëzish komentojnë në rrjetin X, dikur Twitter, se vathët e Kate Mildton ngjajnë  me një karficë që i përkiste mbretëreshës së ndjerë, Elisabeth II. Ndoshta për ta rikujtuar.

Elizabeta e Dytë e kishte veshur karficën dekada më parë, gjatë një vizite në Seul, Korenë e Jugut. Ceremonia pasoi protestat në Londër që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza - rreth 100,000 njerëz morën pjesë me pankarta në duar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB