
TIRANË- Troi, djali i modeles Adrola Dushi dhe Adisit, ka festuar dje ditëlindjen e tij të 10-të, ku sigurisht vëmendjen e kanë marrë urimet e prindërve të tij, por edhe Fifit. Fillimisht ka qenë Adrola ajo që ka uruar përmes një postimi djalin e saj për 10 vjetorin e lindjes, ndërkohë që një koment në këtë dedikim të modeles e ka lënë edhe Fifi. Këngëtarja ka komentuar në foton që Adrola ka postuar: “E bekoftë zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!"
Gjithashtu dhe urimi i Adrolës për djalin e saj ishte me fjalët më të bukura të dashurisë: “Gëzuar ditën tënde të lindjes mbreti i mamit! 26 nëntori i 10 viteve më parë më dha titullin më të bukur të ekzistencës sime! Ty t’kam frymë, jetë, sy. Ta du atë zemren tënde të vockël që sa më shumë vite po kalojnë po bëhet e madhe dhe më e madhe. Shumë di të japësh dashuri dhe përkujdesje si të jesh një djalë i rritur. Shpesh e pyes veten: Ku kam bërë aq mire në jetë sa të meritoj një djalë si ti?! Je njeriu më i mrekullueshëm që mban kjo tokë dhe mami do jetë gjithë jetën krenare për ty.”

Ndërkohë që edhe Adisi i ka dedikuar disa rreshta djalit të tij, ku shprehet dhe keqardhja për mungesën e tij fizike në jetën e të birit.
“Urime 10 vjetorin biri im. Ti më gëzove e më bëre baba për herë të parë. Më fal që nuk jemi afër në çdo ditë të jetës tënde ama të premtoj që çdo ditë të kam në mendje dhe në çdo gëzim tëndin babi do mundohet me patjetër të jetë afër teje. Të do babi Toi,”-shkruan Adisi krahas disa fotove të tyre bashkë.
Adrola dhe Adis kanë treguar se pavarësisht ndarje, gëzojnë një respekt për njëri-tjetrin, që kushtëzohet dhe nga prania e Troit.
/Zëri.ai