Qytetërim

Dasma e Dafinës me pak të ftuar? Partneri i saj: Inshallah po na thërrasin ne...

Sipas mediave në Kosovë, Dafina dhe Kreshniku mund të martohen që këtë Janar

E.K
Dasma e Dafinës me pak të ftuar? Partneri i saj: Inshallah po na
Dafina Zeqiri dhe i dashuri

KOSOVË- Në 2024 në showbizin shqiptar na pret një super dasmë: Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do kurorëzojnë dashurinë në martesë. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.

Detajet po mbahet shumë sekret, gjë që ka rritur kuriozitetin edhe më shumë.  "Prive" raportoi së fundi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas të gjitha gjasave nëse nuk ndryshon diçka rrugës, ata do të martohen menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar.

Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku, i cili ka reaguar me ironi. 

Teksa ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram, ai shkruan: "Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll!".

Dasma e Dafinës me pak të ftuar? Partneri i saj: Inshallah po na

Poll

MOS HUMB