Qytetërim

“Debilje, injorante, vesh një palë brekë”, Sara përplaset me Françeskën, tenton ta fusë në kurth në tualet

Sara ka qëndruar pas dere dhe në momentin që “Miss”-i e ka hapur, Sara e ka shtyrë për tu futur brenda me qëllim që të prishte rregullat e lojës dhe të dilte në nominim.

F.m
“Debilje, injorante, vesh një palë brekë”, Sara
Sara Gjordeni dhe Franceska

TIRANË- Sara Gjordeni dhe Franceska kanë debatuar më njëra-tjetrën këtë pasdite. Shkak është bërë fakti që moderatorja kishte lënë rrobat rrëmujë. Nisur nga kjo gjë, Françeska e ka qujtur Sarën ‘zhulse’.

Kjo e fundit nuk e ka marrë mirë këtë gjë dhe ka pritur momentin kur Françeska është futur në tualet. Sara ka qëndruar pas dere dhe në momentin që “Miss”-i e ka hapur, Sara e ka shtyrë për tu futur brenda me qëllim që të prishte rregullat e lojës dhe të dilte në nominim. Por nuk ia ka dalë dot, pasi ka qenë Françeska ajo që e ka shtyrë e para, duke e nxjerrë jashtë

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska: I ke lënë rrobat përtokë si zhulse

Sara: Kujt I thua zhulse ti

Françeska: Ty po të them se është kollaj të bësh ligjin këtu

Sara: Ke ca thërrime në kokë, laji flokët njëherë

Françeska: Po ti një palë brekë vesh përditë

Sara: Çfarë ishte kjo e brekëve?

Françeska:Po, ashtu është.

(Françeska ikën në tualet, Sara e pret pas dere)

Françeska: Oj debile, kë shtyn moj injorante femër, unë jam në nominim moj, a je në vete ti?

(Ndërhyjnë banorët e tjerë për t’i ndarë).

Poll

MOS HUMB