
SHBA- Ylli i pop-it, Justin Bieber është nderuar me një statujë prej dylli me rastin e 30 vjetorit të lindjes. Statuja me portretin e tij u zbulua pak ditë më parë nga Madame Tussauds.
Statuja e Bieber-it e cila tani është e ekspozuar në vendndodhjen e muzeut në HollyWood, Kaliforni, përfshin disa detajë si tatuazhet e tij në qafë dhe të njëjtën xhaketë dhe veshje që ai vesh në videoklipin e tij për “Peaches”, shkruan People.

Figura e re prej dylli është vetëm një nga shumë që Madame Tussauds ka krijuar në nder të tij gjatë viteve. Sipas faqes së internetit të muzeut, ka pasur figura dylli të modeluara sipas artistit të ekspozuara në muzetë e tij në mbarë botën, në qytete duke përfshirë Las Vegas, New York dhe Londër./ZËRI