
SHBA- Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka ndarë një histori personale paksa të pazakontë, ku thotë se dikur u nda me një të dashur pasi pa në ëndërr aktorin Christian Bale, shkruajnë mediat.
“Disa vite më parë pash një ëndërr me Christian Bale dhe ishte në një kafene të vogël në rrezet e diellit, dhe më bëri të kuptoja se duhej të ndahesha me të dashurin tim”, tha ajo gjatë një interviste të premten.
Eilish, kënga e së cilës, “What Was I Made For?”, nga kolona zanore e “Barbie” është nominuar për një Oskar nuk përmendi emra, por ai mund të ketë qenë Neighbourhood, Jesse Rutherford me të cilin ylli së fundmi ka patur një romancë.

Ata u takuan për rreth shtatë muaj përpara se të ndaheshin në maj 2023. Ndarja e tyre erdhi e papritur për fansat, pasi pak kohë para se t'i jepnin fund romancës ata u shfaqën në publik të dashuruar dhe të lumtur krahë njëri-tjetrit./ZËRI