Qytetërim

Debatet me Romeon, Donaldi thumbon Dean dhe Erjolën

Debati i Erjolës dhe Romeos agravoi në momentin kur ky i fundit iu drejtua asaj se nuk ka argumenta, pasi kjo e fundit i tha se e dinte me kë shoqërohej jashtë.

k.m.
Debatet me Romeon, Donaldi thumbon Dean dhe Erjolën
Erjola Doçi, Romeo Veshaj dhe Dea Vjeri

TIRANË- Donald Veshaj është përfshirë në situatat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë prime-t të djeshëm u diskutua për lojën e Romeos dhe Lisit, situatë, e cila më pas ka nxitur mjaft debate mes banorëve. Më konkresisht tek moderatorja Erjola Doçi.

Debati i Erjolës dhe Romeos agravoi në momentin kur ky i fundit iu drejtua asaj se nuk ka argumenta, pasi kjo e fundit i tha se e dinte me kë shoqërohej jashtë.

Debatet me Romeon, Donaldi thumbon Dean dhe Erjolën

Debati ka përfshirë edhe Donald Veshaj, i cili në një postim në InstaStory ka ironizuar Erjolën. Thumbi mendohet se është edhe për Dea Vjerin, e cila komentoi marrëdhënien e Romeos me Heidi Bacin.

"Nëse këto do ishin në Big do kënaqeshin në muhabet me shoqet e veta për tema të forta. Do iu mbushej shpirti me argumenta,"-shkruan Donaldi.

Edhe pse jashtë, komentin e tij e dha në mbështetje të të vëllait./ZËRI

Poll

MOS HUMB