Qytetërim

'Shoh hije, më kapin prej fyti'/ Me lot në sy, motra e Erjola Doçit flet për gjendjen e saj

Sipas saj, Erjola nuk ka pasur situata të tilla më parë, por theksoi se ajo shprehet shumë pak dhe është e rezervuar.

k.m.
'Shoh hije, më kapin prej fyti'/ Me lot në sy, motra e
Erjola dhe Ada Doçi

TIRANË- Motra e moderatores Erjola Doçi, Ada, ka treguar për episodin e ankthit që i ndodhi brenda shtëpisë së 'Big Brother VIP 3'. Ditën e sotme, e ftuar këtë të diel në “Big Brother Fan Club”, Ada u përlot teksa fliste për ankthin që moderatorja përjetoi pak ditë më parë brenda shtëpisë.

Sipas saj, Erjola nuk ka pasur situata të tilla më parë, por theksoi se ajo shprehet shumë pak dhe është e rezervuar.

“Erjola jeton vetëm prej 7 vitesh. Ia ka dalë gjithnjë vetëm, është e zonja e vetes. Erjola është tip i mbyllur, nuk shprehet shumë. Nuk ka pasur episode të tilla jashtë. Për gjëra personale, nuk shprehet, por ka momente që shpërthen se njerëz jemi. Erjola nuk ka qëndruar asnjëherë mbyllur. Aty brenda ka dhe presionin e publikut, kamerave, banorëve të tjerë,”- tha Ada.

Disa ditë më parë, moderatorja përjetoi një gjendje të rënduar emocionale, madje pretendoi se shihte hije që e përndiqnin edhe jashtë shtëpisë së "Big-ut". Por, gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Erjola tregoi se përjetoi një gjendje ankthi dhe pas takimit me psikologen, tani ndihet mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB