Qytetërim

“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”, pas deklaratës së Olsit, reagon Egli

Olsi tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.

k.m.
“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”, pas deklaratës së
Egli Tako dhe Olsi Bylyku

TIRANË- Aktori Olsi Bylyku u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Por disa ditë më parë, teksa po luanin një lojë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Olsi foli për ndarjen nga Egli Tako. Olsi tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.

“Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte,”-tregoi ai.

Pas deklaratave të Olsit, edhe pse me pak ditë vonesë, sot ka reaguar Egli Tako. Ajo postoi një shprehje si mesazh.

“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”, pas deklaratës së

"Bob Marley dikur tha: Problemi është se njerëzit janë kur janë të vërtetë dhe po i duan kur janë të rremë. E ndjeva."

Ta ketë pasur për Olsin vallë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB