
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit "Big Brother VIP 3", u diskutua gjuajtja me shpullë ndaj moderatores Roza Lati. Stilisti Niko Komani ka zbuluar si e ka pritur situatën e krijuar brenda shtëpisë, nëna e moderatores, aktorja Rita Lati.
I ftuar në “BBV Fan Club” miku i Roza Latit, stilisti Niko Komani, tregoi se: Është normale që si nëna e saj Rita mos t’i përjetojë mirë këto ngjarje, ama po qëndrojmë krah saj për ta mbështetur dhe për t’i thënë se gjithçka është në rregull.
Këtë javë, moderatorja u qëllua me shuplakë nga astrologia Meri Shehu, gjest për të cilin, ajo doli automatikisht në nominim. Pas ngjarjes, edhe vetë Roza shpjegoi se shqetësimi i saj më i madh ishte përjetimi i kësaj situate nga e ëma./ZËRI