Qytetërim

Dëshira e fundit e trajnerit që ka edhe 1 vit jetë, Jürgen Klopp e pret 'krahëhapur'

Pendesën e bëri me dije publikisht pasi zbuloi se ishte diagnostifikuar me kancer. 

k.m.
Dëshira e fundit e trajnerit që ka edhe 1 vit jetë, Jürgen
Sven-Göran Eriksson

BRITANI E MADHE- Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp ka ftuar Sven-Göran Eriksson në Anfield pasi ish-trajneri i Anglisë tha se ai kurrë nuk do të ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij për të menaxhuar Liverpool-in. Pendesën e bëri me dije publikisht pasi zbuloi se ishte diagnostifikuar me kancer. 

Ju jeni të ftuar nga thellësia e gjithë zemrave tona të vini këtu. Mund të kesh zyrën time, mund të drejtosh një ndeshje nëse dëshiron, nuk është problem. Kjo është në fakt stërvitja dhe menaxhimi… Pra, ja ku jemi, me krahë hapur, ejani dhe le të kalojmë disa orë të shkëlqyera së bashku,”- tha Klopp për Eriksson.

Eriksson, i cili njihet më së shumti për kohën e tij si trajner i Anglisë, zbuloi publikisht në fillim të këtij muaji se ai ka kancer dhe "rreth një vit" jetë. Gjatë karrierës së tij, Eriksson drejtoi disa skuadra klubesh duke përfshirë Manchester City, Lazio dhe Roma, por kurrë Liverpool.

“Babai im është ende gjallë dhe ai është ende një mbështetës i Liverpool-it dhe unë jam një mbështetës i Liverpool-it gjithashtu, kam qenë gjithmonë. Gjithmonë kam dashur të jem trajner i Liverpool-it dhe kjo nuk do të ndodhë, me siguri,”- tha ai në një intervistë për Sky. 

Eriksson drejtoi atë që zakonisht quhet "Gjenerata e Artë" e Anglisë, duke punuar me lojtarë si David Beckham, Wayne Rooney, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Rio Ferdinand gjatë dy Kupave të Botës dhe një Kampionati Evropian. Suedezi ishte trajneri i parë i huaj që drejtoi kombëtaren angleze. Nën drejtimin e Eriksson - në Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006 - Anglia u mund dy herë nga Portugalia në penallti, në të dyja rastet në fazën çerekfinale./ZËRI

Poll

MOS HUMB