Qytetërim

Danimarka “përzë” Serbinë nga Europiani, Anglia dhe Sllovenia kalojnë në fazën tjetër

Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

f.t
Danimarka “përzë” Serbinë nga Europiani, Anglia dhe
pamje nga ndeshja

GJERMANI-Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë me shifrat 0-0, rezultat ky që i dërgon të dyja skuadrat në fazën tjetër.

Në krahun tjetër, pa fitues u mbyll edhe sfida tejet e luftuar, në “Allianz Arena”, të Mynihut, mes “Vikingëve” të Danimarkës e Serbisë, me 90 minutat që nuk panë asnjë gol, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, rezultat që dërgon Danimarkën, në kuotën e 3 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Danimarka do të ndeshet me organizatorët e Euro 2024, Gjermaninë, përballje e cila pritet të luhet mbrëmjen e 29 qershorit, ndërsa Anglia e Sllovenia, duke të presin deri në përfundimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve, për të mësuar rivalët e ardhshëm.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB